Labinot Tahiri i shkruan Albni Kurtit: Kërkon të bëhet Ministër i Shëndetësisë

Aktuale

Labinot Tahiri i shkruan Albni Kurtit: Kërkon të bëhet Ministër i Shëndetësisë

Nga: N.Sh Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:24
Albin Kurti dhe Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.

Tahiri në këtë shkrim të gjatë, po kërkon që të bëhet ministër i Shëndetësisë, pas largimit të Arben Vitisë nga ky post.

Labi thotë se do të punonte pa rrogë, vetëm e vetëm që të realizojë atë që sipas tij e duan qytetarët.

Ai shkruan tutje se, deri tani ka pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato edhe më të rëndat.

“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!”, shkruan në letrën e tij, Labinot Tahiri.

Shkrimi i plotë:

Të fala Kryeministrit Albin Kurti,🤝

Si ministër i shëndetësisë, do të punoja pa as një rrogë,  vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë, besimin në shëndetësi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme!

Lexojeni se nje ditë do të semuremi edhe ne....

I nderuar Kryeministër, meqënëse ju jeni aty në vendin e merituar, mendoj se edhe duhet të keni afër njerëz, të cilët e kanë vullnetin të punojnë siç duhet për vendin dhe qytetarët!

Deri më tani, kam pasur me qindra vepra në shërimin e fëmijëve me Leukemi dhe raste të tjera nga ato  edhe më të rëndat.

E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor!

Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.

I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t'a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite!

I dashur njeri me këmbë në tokë, do të punoja pa pagesë e pa asnjë fitim, vetëm qytetarët tanë, bashkëvendasit tanë, populli ynë, të kenë besim në shëndetësi, për mundësi trajtimi në vendin tonë.

Ju e dini shumë mirë që sot, qytetarët nuk e kanë besimin në shëndetësi, e në anën tjetër paratë i dërgojmë në Turqi, Itali e Maqedoni. 

Pra, ne jemi vetëm në humbje, madje çdo ditë e më shumë, dhe krejt në fund, askush nga semundjet e rënda nuk gjen shërim!

Me mua, nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist nga Kosova e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit pra në ministri e as në institucionin e popullit pra në spitale.

Populli është lodhur shumë me fjalë e zgjedhje çdo dy tri vjet, sot kërkohet më shumë punë e më pak fjalë.

Kushdo që e konsideron këtë kërkesë nga ana ime, si një hiç asgjë, le t'a din mirë që edhe ata, kudo qofshin në parti politike e kudo jetofshin në Kosovë, do t'a kenë nevojën për një trajtim dinjioz nga ana ime, pavarësisht faktit se bëhëm apo nuk bëhem udhëheqës i këtij institucioni sot!

Në vendin tonë e për popullin tonë, do të sillja donacione nga e gjithë bota, sepse puna duhet të kryhet edhe me këmbë e me trup, dhe jo vetëm me kravata e me maska kinse jemi zyrtarë nëpër zyre...

Fundja, qytetari na ka bërë të jemi këta që jemi sot dhe ne duhet t'i bëjmë ata që të besojnë në vendin tonë, institucionet e udhëheqësit, pra duhet t'a konsiderojmë obligim moral punën që duhet ta bëjmë për ta duke e ditur që jemi vetëm shërbëtorë.

Le t'a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t'a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!

pra, nuk më duhen paratë e shtetit aty në ministri, por dua që kapacitetet e mia t'ia fali shtetit e kombit.

Me shumë dashuri për Tokën Nanë,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë ❤

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat