Kandidati i PDK-së paralajmëron Sumën: Do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Aktuale

Kandidati i PDK-së paralajmëron Sumën: Do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:50
Mehmet Ballazhi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave. 

Pas vendimit të PZAP-it, ka reaguar kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK, Mehmet Ballazhi, i cili bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kishte fituar këtë komunë.

Ballazhi tha se ky është vendim i çuditshëm i PZAP-it.

“Realisht vendim i çuditshëm, është prapë vendim i PZAP-it, do të ndjekim rrugët ligjore janë mashtrime të Rufki Sumes”, deklaroi ai.

Kurse i pyetur nëse në rivotim mendon se do të arrijë rezultatin e njëjtë, Ballazhi tha se Suma do të turpërohet nga humbja.

“Kam bindje se do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat