Akuzat në drejtim të Ekrem Hysenit, kandidati i Listës Guxo del kundër Shpejtim Bulliqit: Ka shënuar një autogol...

Aktuale

Akuzat në drejtim të Ekrem Hysenit, kandidati i Listës Guxo del kundër Shpejtim Bulliqit: Ka shënuar një autogol...

Nga: P.R. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:59
Ekrem Hyseni dhe Shpejtim Bulliqi

Zgjedhjet e 17 tetorit fitues në qytetin e Podujevës nxjerrën kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hysenin, i cili në balotazh do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe kryetar aktual i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

E përmes një postimi në facebook, Bulliqi ka akuzuar rëndë Hysenin, për të cilin thotë se ka tentuar ta dëmtojë edhe moralisht.

“Të dashur qytetarë, më poshtë po i postoj fotot me të cilat javët e fundit ekipi i Ekrem Hysenit në mënyrën më të ulët u perpoq të më cenojnë integritetin tim moral, familjar e intelektual. Kjo është fushata që po e bën Ekrem Hyseni me ekipin e tij. Kjo është fushata e doktorit, që e ka plot gojën humanizëm, e që e ka dhënë edhe betimin e Hipokratit. Ai qe është betuar se do t'u dalë në ndihmë pacientëve, siç e obligon profesioni, duket se para shefave të tij është betuar se do të perdor të gjitha mjetet për të realizuar ëndrrën e krerëve të partisë së tij. Në këtë garë të ndytë që po e bën, po godet edhe në integritetin moral e familjar. Por, karrshi kësaj fushate të ndyrë nuk do të rrimë duarkryq. Ata që po shpifin kaq ulët do t'i denoncojmë dhe do të perballën me ligjin.  Nuk ka qenë në traditen tonë, që për të zaptuar një grusht pushtet, të preket nderi e morali i familjes. Turp”, ka shkruar Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë Ekrem Hyseni i ka mohuar menjeherë këto akuza.

“Nuk është në natyrën time të merrem me të tjerët, megjithatë jam i detyruar të reagoj pasi dje, unë dhe ekipi im, jemi apostrofuar si promovues të një fushate të ulët. Unë dua të siguroj të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe të Kosovës se unë dhe ekipi im gjatë tërë kohës kemi bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe kemi dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve. Në rreth 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët. Për këtë mund të dëshmojnë afro 20,000 qytetarë që i kam takuar. Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime.  Integriteti i secilit prej nesh nuk ndërtohet gjatë fushatës zgjedhore por ndërtohet nga veprat tona gjatë tërë jetës.  Për më tepër, akuzat e bëra mbrëmë nuk i kemi dëgjuar para publikimit të rezultatit të votimit në komunën e Podujevës. Viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte”, ka shkruar në kundërpërgjigjen e tij kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni.

E këtë përplasje e ka komentuar Fahrudin Murati, kandidat për asamble komunale nga radhët e Listës Guxo, e cila ka garuar bashkë në një listë me Vetëvendosjen.

Sipas Muratit, Bulliqi është në disavantazh nga një autogol i shënuar nga një bashkëlojtarë i tij.

“Edhe pse kanë kalu vetëm 45 minutat e parë të kësaj „loje“,ekipi i Shpejtimit është në disavantazh nga një autogol i shënuar nga një bashkëlojtarë i tij i mbrojtjës i cili ka pasë ambicie të jetë në sulëm e që besa edhe kapiten, dhe jo nga ekipi kundërshtarë e as vet nga Ekremi! Këtë e konstatu VAR-i dhe shikuesit! Mos harroni që kemi edhe pjeslojen e dytë, dhe të jeni të bindur që ai i cili luan më fer do ti takoj edhe fitorja. Të dytë janë fitues, por njëri do dal i pari. Ate e vendosim ne, dhe ju lus të vendosim në të miren tonë, sepse tek e fundit ata me të 15-tin vazhdojnë në profesionet e tyre, njëri Dr e tjetri Prof. Zoti na e mundësoftë me u përcaktu për ate që e meritojmë, dhe që është më i mirë për ne”, ka shkruar Fahrudin Murati, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat