Punëtorët e Lotarisë në protestë, thonë se që nga viti i kaluar nuk kanë marrë paga

Aktuale

Punëtorët e Lotarisë në protestë, thonë se që nga viti i kaluar nuk kanë marrë paga

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për shkak të mos plotësim-ndryshimit të Ligjit për këtë institucion.

Shpresa Gosalci, tha se plotësim-ndryshimi i Ligjit ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. Madje ajo ka sqaruar duke shtuar se që nga viti 2020 nuk janë duke marrë paga e që kjo i ka rënduar ata, duke pasur parasysh edhe pandeminë.

Gosalci tha se shumica prej tyre janë gra, të cilat janë edhe nëna vetushqyese.

“Në protestojmë që të bëhet miratimi i ligjit. Ky ligj ka qenë kërkesa jonë e kamotshme. Punëtorët tonë janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe nga viti 2020 janë pa paga”.

“Ne kemi bërë kërkesa për takimin me ministrin e Financave, ku na është premtuar që do të trajtohet çështja jonë, mirëpo deri tani nuk kemi asgjë konkrete, na kemi thënë se mund të merr muaj, por jemi 60 familje sepse gjysma e punëtorëve janë gra dhe gjendja është shumë e rëndë”.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë protestuar para Ekzekutivit me të njëjtat kërkesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat