Ish zëvendësministri ndez alarmin, tregon momentumin që nuk duhet ta humb Kosova

Aktuale

Ish zëvendësministri ndez alarmin, tregon momentumin që nuk duhet ta humb Kosova

Nga: P.R Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:02
Presidenti amerikan, Joe Biden

Ish zëvendësministri i Financave në qeverinë Hoti dhe Mustafa Agim Krasniqi, përmës një postimi në facebook ka shkruar emërimet e bëra dhe ato që pritet të konfirmohen nga presidenti amerikan, Joe Biden për Ballkanin, tregojnë qartë përkushtimin e tij për zgjidhjen e konfliketeve të ngrira në Ballkan.

“Këtë momentum Kosova nuk duhet humbur dhe tani duhet insistuar për një zgjedhje finale të konfliktit me Serbinë sepse tre të përzgjedhurit e administratës së Presidentit Baiden kanë edhe njohuri edhe fuqi diplomatike për të imponuar zgjidhje finale duke përfshirë edhe BE si ndërmjetës të këtij dialogu”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Politika e presidentit amerikan Biden për Ballkanin dhe Kosovën

Emërimet e bëra dhe ato që pritet të konfirmohen nga presidenti Biden për ballkanin tregojnë qartë përkushtimin e administratës së Presidentit që të lëvizet para në zgjedhjet përfundimtare për konfliktet e ngrira në ballkan e kjo vlen gjithsesi edhe për raportet Kosovë-Serbi. Këtë momentum Kosova nuk duhet humbur dhe tani duhet insistuar për një zgjedhje finale të konfliktit me Serbinë sepse tre të përzgjedhurit e administratës së Presidentit Baiden kanë edhe njohuri edhe fuqi diplomatike për të imponuar zgjidhje finale duke përfshirë edhe BE si ndërmjetës të këtij dialogu.

Gabriel Eskobar, i dërguari i ri amerikan për Ballkanin njihet si njohës i mirë rrethanave në Ballkan, pasi ai ishte shumë aktiv në këto hapësira në periudhën nga 1998-2001. Emërimi i Escobar është tregues se Shtëpia e Bardhë ka vendosur për rol aktiv edhe energjik në hapësirën e Ballkanit. Eskobar njihet si njeri në administratën e presidentit Biden që kryen detyra të besuara dhe gjen zgjidhje, nganjëherë duke i imponuar ato me diplomaci.

Christopher Hil, po ashtu e njeh historinë e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe mentalitetin politik të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Hill ishte i përfshirë në negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës në vitet 1990. Edhe ky emërim tregon çart se ShBA është serioze në avancimin e paqes në rajonin e Ballkanit dhe se do të punojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Jeffrey M. Hovenier, është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Jeffrey Hovenier, më herët kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat