Ish-ambasadori: Ky veprim ia tregon vendin Moskёs, ja pse është i vonuar dëbimi i diplomatёve rusё

Aktuale

Ish-ambasadori: Ky veprim ia tregon vendin Moskёs, ja pse është i vonuar dëbimi i diplomatёve rusё

Nga: P.R Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:13
Presidentja Vjosa Osmani

Gjatë ditës së sotme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur ‘non grata’ dy zyrtarë rusë.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, ka shkruar Osmani në njoftimin e saj.

E këtë veprim e ka komentuar edhe ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

“Shpallja e diplomatёve rusё si tё padёshiruar nё Kosovё – vendim i drejtё, por i vonuar. Sot, Ministria e Punёve tё Jashtme tё Kosovёs i shpalli si persona tё padёshirueshёm diplomatёt rusё, Denis Vengerski dhe Aleksej Krivoshejev, punonjёs tё Zyrёs Ndёrlidhёse tё Rusisё nё Kosovё, pёr shkak tё “cёnimit tё sigurisё kombёtare dhe rendit kushtetues tё vendit”. Ky ёshtё njё vendim shumё i drejtё, megjithёse i vonuar, sepse Prishtina ёshtё ndёr kryeqytetet e fundit nё rajon qё zbaton njё masё tё tillё, ndёrkohё qё dihet se Moska nuk lё gurё pa lёvizur, haptas e fshehtas, pёr tё minuar pavarёsinё dhe shtetёsinё e Kosovёs”, shprehet Lauka, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, ky veprim ia tregon vendin edhe Moskёs.

“Mё sё fundi, u mor njё veprim i guximshёm dhe dinjitoz, qё i tregon vendin edhe Moskёs. Veprim, i cili duhet mbёshtetur me vendosmёri nga tё gjithё faktorёt politikё e shoqёror nё Kosovё dhe Shqipёri”, shkruan ish ambasadori Islam Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat