A do të lirohet “Gjarpri” nga Gjykata Speciale për mbrojte në liri? Familja e Haki Imerit: Me këta dy njerëz, vështirë! (Emrat)

Aktuale

A do të lirohet “Gjarpri” nga Gjykata Speciale për mbrojte në liri? Familja e Haki Imerit: Me këta dy njerëz, vështirë! (Emrat)

Nga: N.Sh Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:49
Haki Imeri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, janë edhe Bashkim Smaka dhe Driton Gashi, që të dy ish-drejtor të AKI-së.

Sipas tyre, me këtë ekip, e ka shumë vështirë që mbrojtja e Thaçit, ta bindë Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të tij.

Postimi i plotë:

Është interesante kjo strategjia e ekipit të mbrojtjes së Gjarprit; Në ekipin e mbrojtjes së Thaçit ka këso personalitetesh:

Bashkim Smaka ish drejtor i AKI-së

Driton Gashi ish drejtor i AKI-së

Shtrohen shume pyetje këtu se çka kërkojnë ish shefat e shërbimit në ekipin mbrojtjes së Hashim Thaçit?

Ky është rrëfimi i vërtetë se si ishte privatizuar AKI –a, ose se si i kishte shërbyer interesave personale të Hashim Thaçit...!

Me këtë lojë ekipi i Thaçit vështirë se do ta bind Gjykatën për mbrojtjen në liri të tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat