Projekti i gazsjellësit amerikan, Haradinaj ka një thirrje për Qeverinë Kurti

Aktuale

Projekti i gazsjellësit amerikan, Haradinaj ka një thirrje për Qeverinë Kurti

Nga: A.M Më: 23 tetor 2021 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur mbështetjen e SHBA-së dhe Greqisë për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

Mirëpo, Haradinaj nuk harroi të kritikoi Qeverinë Kurti.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Kosova duhet të mbështes projektin e gazsjellësit amerikan.

“Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës”, deklaroi Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E vlerësoj lart qëndrimin e përbashkët të qeverive të SHBA dhe Greqisë për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, ku në mënyrë të veçantë specifikohet edhe Kosova, apo edhe gazjellësi amerikan, e që është i një rëndësie të jetike për ne si shtet i ri.

Kjo na obligon që t’i kryejmë detyrat tona që rrugën e integrimit ta bëjmë sa më të lehtë e sa më të shkurtër.

Kjo nënkupton poashtu që Kosova të mbështes të gjitha projektet që e afrojnë Kosovën sa më afër BE-së e NATO-s, duke përfshirë këtu edhe gazsjellësin amerikan, projekt ky i një rëndësie strategjike dhe ekonomike, që do të garantonte edhe sigurinë energjetike të vendit tonë. Justifikimet banale të qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij projekti, se kjo është “çështje e disa gypave”, janë jo vetëm shkurtpamëse, por edhe sabotim i orientimeve properëndimore e euroatlantike të Kosovës.

Prandaj i bëj thirrje edhe një herë qeverisë së vendit tim që të kthjellohet e të mos vendosë pengesa në rrugën e pakthim euroatlantike të Kosovës!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat