Deputeti Bajqinovci viziton policin e lënduar, premton jetësim të ligjit për sigurinë jetësore dhe shëndetësore 

Aktuale

Deputeti Bajqinovci viziton policin e lënduar, premton jetësim të ligjit për sigurinë jetësore dhe shëndetësore 

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:32
Foto nga takimi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar policin Driton Berisha, i cili u lëndua rëndë gjatë detyrës zyrtare, në përcjelljen e garës ndërkombëtare të çiklizmit e organizuar në Kosovë.

Ai theksoi se tashmë janë bërë 21 vite pa ligjet për sigurinë jetësore dhe shëndetësore.

"Si qeveri dhe kuvend jemi duke punuar intensivisht qē këto ligje të jetësohen gjatë këtij mandati", ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Sot së bashku me mikun tim Rrahman Toplicën vizituam Driton Berishën nga Mitrovica, polic i Kosovës i lënduar rëndë gjatë detyrës zyrtare, gjatë përcjelljes së garës ndërkombëtare të çiklizmit e organizuar në Kosovë.

Dritoni punon në njësinë për përcjelljen e personaliteteve të rëndësishme në policinë e Kosovës.
21 vjet pa ligjet për sigurinë jetësore dhe shëndetësore ka bërë që shumë polic dhe familje të tyre të mbesin pa përkujdesje institucionale.

Si qeveri dhe kuvend jemi duke punuar intensivisht qē këto ligje të jetësohen gjatë këtij mandati.

Dritonit i urojmë shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat