Këta janë kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga mërgata

Aktuale

Këta janë kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga mërgata

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2021 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka rendituar kryetarët me më së shumti vota.

Sipas tij, nga dhjetë kandidatë, LDK ka fituar më së shumti vota nga mërgata.

Postimi në Facebook:

Në mesin e dhjetë kandidatëve për kryetarë komune që kanë fituar më së shumti vota nga jashtë vendit, gjysma e tyre janë kandidatë nga radhët e LDK-së, që është partia më e votuar nga votimi jashtë Kosovës [si vota të përgjithshme të të gjithë kandidatëve për kryetarë].

Kandidatët për kryetarë me më së shumti vota nga jashtë vendit janë:

1. Ardian Shala (LDK) - 711 vota;
2. Ruzhdi Shehu (LDK) - 446 vota;
3. Bexhet Xheladini (LDK) -359 vota;
4. Agron Kuçi (AAK) - 332 vota;
5. Gazmend Muhaxheri (LDK) - 331 vota;
6. Bali Muharremaj (AAK) - 307 vota;
7. Bekim Azizi (PDK) - 289 vota;
8. Mimoza Kusari-Lila (LVV) - 289 vota;
9. Bashkim Ramosaj (AAK) - 235 vota;
10. Arben Vitia (LVV) - 231 vota;
11. Ilir Ferati (LDK) - 231 vota;
#ZgjedhjetLokale2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat