Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Zvicër: Qeveria zvicerane ndihmon studentët me 160.000 CHF

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Zvicër: Qeveria zvicerane ndihmon studentët me 160.000 CHF

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 10:02
Thomas Kolly dhe Albin Kurti

Nga ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës, Zvicra ka nënshkruar një sërë marrëveshjes jo vetëm per studentët, por edhe në sfera tjera në favor të përmirësimit të jetës dhe integrimeve.

Javën që shkoi është nënshkruar marrëveshja mes Zvicrës dhe Kosovës për një kontribut prej 160.000 CHF dedikuar studentëve të Kosovës të cilëve ju mundëson përfitojnë njohuri dhe përvoja zvicerane, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Zvicra edhe një herë ka shprehur përkushtim për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në Kosovë.

Si pjesë e këtij angazhimi, Zvicra po mbështet hartimin e një programi të ri studimi të nivelit master në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës Naser Sahiti dhe Konsulenca e Skatit nga St. Gallen, Zvicër, nënshkruan marrëveshje fillestare 150.000 eurosh, e cila do t’u mundësojë studentëve kosovarë të përfitojnë njohuri dhe përvojë zvicerane.

Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës.

Ne jemi të bindur se ndihma zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve e Kosovës”, ka deklaruar ambasadori zviceran ne Kosovë z. Thomas Kolly në nje intervistë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Në konferencën me temë “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës” organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova dhe mbështetur nga Zvicra si pjesë e angazhimit të saj për të mbështetur vazhdimin e një dialogu gjithëpërfshirës të lehtësuar nga BE-ja, ambasadorja e Zvicra në Kosovë Thomas Kolly kujtoi se Zvicra ishte një nga njohësit e parë të pavarësisë së Kosovës dhe se ajo mbështet përpjekjet e Kosovës për të konsoliduar më tej sovranitetin e saj dhe për të mbështetur sundimin e ligjit në mbarë Kosovën në përputhje me parimet e dakorduara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat