Ish-këshilltari i Hashim Thaçit: Nuk do të jetë i largët largimi i Kurtit nga Zyra e Kryeministrit

Aktuale

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit: Nuk do të jetë i largët largimi i Kurtit nga Zyra e Kryeministrit

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 17:01
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish këshilltar i ish Presidentit Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, tregon shumë qartë zhgënjimin e madh të qytetarëve me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Behramaj, ka theksuar se fitorja e Kurtit më 14 shkurt, ndonëse në dukje e madhe, ishte sikur fitore në tavolinë.

“Ky shtet është ndërtuar me shumë sakrificë dhe në ndërtimin e tij, Albin Kurti nuk ka kurrfarë merite. Fitorja e tij më 14 shkurt, ndonëse në dukje e madhe, ishte sikur fitore në tavolinë. Kur në njërën anë e kishim një opozitar, që ishte shkarravitur rreth 15 vjet në kërkim të pushtetit dhe në anën tjetër asnjë lider politik, sepse dikush tjetër ishte përkujdesur që t’i hiqte arbitrarisht nga politika, shumë e lehtë ishte vendimmarrja për qytetarët. Pse të mos provohej edhe Albin Kurti? Por, rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, pak muaj pas, tregon shumë qartë zhgënjimin e madh të qytetarëve me qeverisjen e tij”, u shpreh ai.

Sipas Behramajt, shteti i Kosovës kurrë nuk ka pas kryeministër më të dobët.

“Edhe Avdullah Hoti ka qenë kryeministër shumë më i mirë se ky. Albin Kurti tërë angazhimin e tij e ka kanalizuar në kapjen e shpejtë të institucioneve. Ndërsa, tërë politikën e tij publike e ka reduktuar në instalacion, në simbolikë: gypa, stikersa, etj. Mënyra sesi po qeverisë Albin Kurti është identike me mënyrën e qeverisjes sharlataneske të Agim Bahtirit, Mytaher Haskukës e Shpejtim Bulliqit”, nënvizoi ai.

Ish këshilltari i Thaçit tha se nuk është i largët largimi i kurtit nga qeveria.

“Këtyre dy të fundit, për dallim prej Kurtit, u kanë mbetur shumë pak ditë. Por, i largët dhe i ndryshëm nuk do të jetë as largimi i Kurtit. Pa fije dinjiteti dhe i turpëruar do të dalë nga Zyra e Kryeministrit!”, përfundoi Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat