Burim Berisha falënderon qytetarët e Fushë Kosovës për përkrahjen masive në zgjedhje

Aktuale

Burim Berisha falënderon qytetarët e Fushë Kosovës për përkrahjen masive në zgjedhje

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:56
Burim Berisha

Ende nuk dihet nëse do të fitojë garën qysh në raundin e parë edhe pse është mjaft afër.

Burim Berisha në zgjedhjet për kryetar të Fushë Kosovës më 17 tetor ka marrë 49.96 për qind të votave.

Kandidati i LDK-së për të parin e kësaj komune thotë se është në pritje të numërimit edhe të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për të siguruar nëse do të fitojë pa balotazh.

Ai në një postim në Facebook ka falënderuar qytetarët e Fushë Kosovës për përkrahjen masive në zgjedhje.

“Gjithashtu, dua të falënderoj secilin votues/e, pavarësisht preferencave partiake, për një kulturë shembullore demokratike. Këto javë jam rezervuar nga reagimet për shkak se procesi i numërimit të votave është duke vazhduar. Projekti jonë për Fushë Kosovën ka marrë mbështetje madhështore. Rreth 220 vota me kusht dhe nga votuesit me nevoja të veçanta do të vendosin nëse do të fitojmë mandatin në raundin e parë. Gjithsesi, do të vazhdojmë rrugën që e kemi nisur”, shkruan Berisha.

Ndryshe, nëse shkohet në balotazh, Berisha për kundërkandidat do të ketë Enver Bajçincën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në garën e 17 tetorit u rendit i dyti me 25.33 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat