​AAK në Klinë merr më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Aktuale

​AAK në Klinë merr më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për Komunën e Klinës

Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenjun Elezaj ka marr më së shumti vota, 93 gjithsejtë, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së ,e 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.

Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë.

AAK – 69 vota

PDK – 53 vota

LVV – 34 vota

LDK – 33 vota

PShDK – 4 vota

Lista Serbe – 4 vota

AKR dhe kandidati Bojan Sajcic asnjë votë.

Në Klinë do të ketë balotazh, ku kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj do të përballet me atë të PDK-së, Esat Raci.

Në zgjedhjet e 17 tetorit në Klinë ishte ky rezultat:

ZENUN ELEZAJ 121. AAK, 43,10%

ESAT RACI 177. PDK, 27,60%

BESIM HOTI 160. LDK, 19,41%

LULZIM DRAGIDELLA 144. LVV, 9.88%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat