“Katastrofike për serbët, plan i ri i shqiptarëve”, Aleksandër Vuçiq paralajmëron aksion më 6 nëntor

Aktuale

“Katastrofike për serbët, plan i ri i shqiptarëve”, Aleksandër Vuçiq paralajmëron aksion më 6 nëntor

Nga: P.R Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:26
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar se në muajin nëntor do të ketë aksione të reja në veri të Kosovës nga Njësia Sepciale e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se kjo do të jetë një katastrofë për serbët.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka deklaruar Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjellë “Bota sot”.

Madje Vuçiq ka përmendur datën 6 nëntor, që sipas tij Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Aleksandër Vuçiq.

“Më shqetësojnë fjalët e tyre, para së gjithash sepse lirisht mund të them se asnjë marrëveshje nuk vlen edhe nëse nuk i interesojnë aktet juridike ndërkombëtare që janë të vlefshme edhe sipas sistemit të tyre normativ, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi legjislacionin kombëtar dhe Bashkësia ndërkombëtare nuk reagon." ose reagon shumë butësisht, atëherë jemi në telashe”, theksoi Vuçiq.

Sic shkruajnë mediat serbe, përmes trafostacionit “Valaç” shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat