Treni del nga binarët në aksin Fushë Kosovë

Aktuale

Treni del nga binarët në aksin Fushë Kosovë

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.

Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar”.

Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.

“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.

Nga Policiia e Kosovës ende nuk ka ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat