Ministri i Mbrojtjes merr edhe një lajm të mrekullueshëm në SHBA

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes merr edhe një lajm të mrekullueshëm në SHBA

Nga: A.ZH Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:18
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës Armend Mehaj, ka njoftuar se ka marrë një lajm të mrekullueshëm gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se FSK-ja është vlerësuar institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, FSK-ja shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Edhe një lajm i mrekullueshëm më vjen në SHBA.

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)  konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare.

Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgëzimet e mia për punën profesionale dhe me kredibilitet të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ne vazhdojmë me integritet të plotë drejtë sukseseve të reja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat