“Këso skenarësh me gënjeshtra ndërton Gjarpni”, familja e Haki Imerit reagon pas deklaratave të Lladrovcit për bisedën me Thaçin e Selimin

Aktuale

“Këso skenarësh me gënjeshtra ndërton Gjarpni”, familja e Haki Imerit reagon pas deklaratave të Lladrovcit për bisedën me Thaçin e Selimin

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:56
Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, kanë telefonuar sot kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin.

Kështu njoftoi vet Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ku tha se me Thacin e Selimin kishte zhvilluar një bisedë mjaft emocionale.

E rreth kësaj deklarate të Ramiz Lladrovcit reagoi familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, në faqen e tyre në Facebook me të njëjtin emër.

Familja Imeri e përmendi fillimisht deklaratën e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli të bërë ditë më parë, se i kishte vizituar Thacin e Selimin në Gagë.

“Ditë më parë Behgjet Pacolli lëshoi gënjeshtra por gënjeshtrat e Behgjetit janë të njohura, ai gënjen, mashtron dhe pastaj e quan veten viktimë, tash e 50 vite Behgjeti vet-viktimizohet. E vërteta është se ai ishte në Hagë, por aty kishte takuar vetëm Hashim Thaçin dhe jo Rexhep Selimin, ai gënjeu kur tha se kishte takuar të dy..”, shkruan familja Imeri.

Kështu, familja Imeri e quajti gënjeshtër deklaratën e Lladrovcit se ka biseduar me Rexhep Selimin.

“Tani edhe Ramiz Lladrovci tha se kinse i ka telefonuar Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi , mbase Thaçi mund t`i ketë telefonuar, por jo edhe Rexhep Selimi , këso skenarësh me gënjeshtra ndërton Gjarpni për mbështetje dhe reputacion, strategji e re që të ruaj njerëzit që mos t`i ikin”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, janë gënjeshtra edhe deklaratat se Thaçi do të lirohet së shpejti.

“Gënjeshtra të këtilla të tij jemi duke i dëgjuar tash e 1 vit nga telallët e tij mediatik: Se ai lëshohet nesër se ai vjen pasnesër etj, i duhet një propagandë, por e vërteta është se ai nuk lëshohet as sot as nesër, presim Gjykimin e pastaj shohim!”, përfundon reagimi.

">Reagimi i plotë në faqen "Haki Imeri"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat