Mijëra euro jepen për vrasjen e Albin Kurtit: Reagon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, e përmendin edhe komandant “Gjarprin”

Aktuale

Mijëra euro jepen për vrasjen e Albin Kurtit: Reagon familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, e përmendin edhe komandant “Gjarprin”

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:56
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është kërcënuar me jetë.

35 mijë euro është shuma që është dhënë për vrasjen e Albin Kurtit.

Ky kërcënim sipas raportimeve është premtuar në rrjetet sociale, i cili edhe është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës.

Pas këtij kërcënimi forca të mëdha policore kanë shkuar te shtëpia ku po banon Albin Kurti.

Për këtë kërcënim ka reaguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

Kjo familje pyet se a është e rastësishme që ky kërcënim vjen në ditën kur është refuzuar lirimi që të mbrohet në liri Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.

Kjo familje thotë se janë me kryeministrin Kurti dhe së kërcënimi ndaj tij është edhe ndaj shtetit të Kosovës.

“Ata që kërcënojnë Kryeministrin Kurti po kërcënojnë shtetin e Kosovës. Jemi me ty Z Kryeministër dhe keni mbështetjen tonë në çdo kohë”.

“Ata që projektojnë plane ogurzeza duhet të llogarisin se një ditë goditen nga drejtësia së cilës  nuk i shpëtoj as Gjarpri. A mund të jetë 'rastësi' që ky kërcënim vjen mu në ditën që i është refuzuar lirimi që të mbrohet në liri komandant Gjarpri?!”, shkruan familja Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat