Deputeti i VV-së: Kërcënimi i Kurtit s’lidhet asgjë me balotazhin, dikush qëllimshëm po do ...

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kërcënimi i Kurtit s’lidhet asgjë me balotazhin, dikush qëllimshëm po do ...

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 00:12
Enver Dugolli dhe Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes Enver Dugolli ka thënë se kërcënimi ndaj Albin Kurtit nuk ka të bëjë asgjë me politikë dhe balotazhin e 14 nëntorit.

Ai tha se nuk është Kurti ai që e ka ngritur nivelin e sigurisë por organet e rendit.

“Dikush qëllimshëm po do që ta devijojë edhe një situatë të tillë. Kryeministri Kurti nuk e ka ngritur nivelin e sigurisë, apo edhe të alarmit, por janë organet e rendit ato që kanë ngritur. Është njësiti i policisë i mbrojtjes së afërt që ka këtë detyrë ekskluzive dhe të cilët veprojnë konform ligjit, prandaj është absurde që të thuhet një gjë e tillë. Po të pyetej Albin Kurti ndoshta nuk do t’i lejonte fare, se do të shkonte me një transport të thjeshtë edhe publik, por janë rregulla të protokollit të sigurisë për të cilat nuk pyetet Albin Kurti, as presidenti, as kryeparlamentari. Janë protokolle të sigurisë të shtetit të cilat janë përgjegjës t’i zbatojnë njësitet e veçanta të mbrojtjes së afërt”.

“Nuk lidhet asgjë me balotazh. Unë personalisht gëzohem shumë që organet e rendit janë në krye të detyrës. Unë personalisht kam pasë disa herë kërcënime dhe i kam raportuar, por që ende as sot s’kam informacione se deri ku ka shkuar hetimi. Karshi obligimeve dhe pozicionit të kryeministrit policia po e kryen detyrën e vet dhe është lajm i mirë që shteti funksionon. Nuk duhet që të zihemi në befasi për asnjë situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat