Takohen Berisha e Braho: Kosova ka Shqipërinë referencë për reformën në shëndetësi

Aktuale

Takohen Berisha e Braho: Kosova ka Shqipërinë referencë për reformën në shëndetësi

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:56
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Shëndetësisë thotë se Kosova ka Shqipërinë referencë për reformën në shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë këtë të enjte ka pritur në një takim delegacionin e inspektorëve shëndetësorë nga Shqipëria të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore.

Delegacioni i kryesuar nga kryeinspektorja shëndetësore, Vjollca Braho u mirëprit nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha.

Me këtë rast, zëvendësministri Berisha u shpreh se këto takime po zhvillohen në kuadër të marrëveshjeve në mes dyja vendeve.

Ndërsa, tha se ministria e Shëndetësisë në Kosovë e ka referencë të parë Shqipërinë për reformën në shëndetësi.

Berisha: Shqipërinë e kemi referencë për reformën në shëndetësi

“Bashkëbiseduam për marrëveshjet që ka Kosova gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht inspektorati shëndetësor farmaceutik dhe për bashkëpunimin në të ardhmen pasi edhe MSh në Kosovë e ka referencë të parë për reformën në shëndetësi e ka Shqipërinë“, tha ai.

Kryeinspektorja shëndetësore e Republikës së Shqipërisë, Vjollca Braho tha se gjatë këtyre ditëve me inspektorët shëndetësorë të Kosovës do të ndajnë eksperiencat e tyre në fushën e inspektimit.

Braho: Do të ndajmë eksperiencat e përbashkëta në fushën e inspektimit

“Sot jemi këtu në këmbim të gjithë eksperiencave të përbashkëta që kemi në fushën e inspektimit duke këmbyer të gjitha mendimet përvojat tona për tua dhënë inspektoratit të shëndetësisë“, u shpreh Braho.

Delegacioni i inspektorëve shëndetësorë të Republikës së Shqipërisë gjatë këtij qëndrimi dy ditor në Kosovë do të vizitojnë edhe qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat