“Shqetësimi i hajnave”, Naim Miftari reagon ashpër ndaj këtyre personave, ja sa miliardë euro i vodhën...

Aktuale

“Shqetësimi i hajnave”, Naim Miftari reagon ashpër ndaj këtyre personave, ja sa miliardë euro i vodhën...

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:31
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj gjithë atyre që po e kritikojnë rrugën Prizren Tetovë.

Miftari në një reagim në Facebook, ka ‘shpërthyer’ me kritika ndaj ish-pushtetarëve për të cilët thotë se ia vodhën Kosovës mbi  4.000.000.000 miliardë euro.

Miftari ish-pushtetarëve ua përmend të gjitha të këqijat që i kanë bërë Kosovës.

Ai i përmend edhe tokat e privatizuara me nda 3 euro dhe pastaj që ia shitën shtetit me 7500 euro.

Ai thotë e shkatërruan çdo fabrikë, fakultetet e spitalet, ekonominë e Kosovës dhe u pasuruan pastaj e bënë milionat.

Reagimi i plotë:

Shqetësimi i hajnave

Ata që ja vodhën Kosovës mbi 4.000.000.000 miliardë euro vetëm përmes asfaltit, ata që me hajnit e tyre i ndjekën mbi 500.000 shqiptarë të Kosovës drejt Evropës, ata që shiten e falen toka të Kosovës shteteve përreth, ata që blen qindra e mijëra hektar toka për veti përmes AKM ku arin e paguanin vet nga 3 euro dhe të njëjtën tokë ja shitnin prapë shtetit nga 7500 euro, ata që shkatërruan çdo fabrikë, çdo fakultet, çdo spital, ata që shtrin për toke ekonomin e Kosovës,  ata që grabiten çdo tokë bujqësore ata që para luftës nuk kishin as kocak të pulave e mezi e nginin barkun me bukë pa kurrfarë pasurie para derës, e sot të njëjtit kanë sot dhjetëra, shtëpi, banesa, vikendica, vetura, lokale, restorante, dashnore .... e qindra hektar tokë, e janë sot multimilionerë, të njëjtit sot qenkan shqetësuar pse qeveria e kryeministrit Albin Kurti e paska paraparë lidhjen me një rrugë të trevave strategjike shqiptare të rajonit të Tetovës me Kosovën!

A di kush ku po iu dhemb sot këtyre plaçkitësve, renegatëve, kriminelëve që sot janë vesh me kollare e luajnë rolin e politikanit e njërit të ndershëm sot e të patriotit!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat