Strukturat e SHIK-ut e larguan nga puna në kulmin e karrierës, Gjykata e Apelit vjen me një kërkesë për avokatin Gazmend Halilaj

Aktuale

Strukturat e SHIK-ut e larguan nga puna në kulmin e karrierës, Gjykata e Apelit vjen me një kërkesë për avokatin Gazmend Halilaj

Nga: N.Sh Më: 28 tetor 2021 Në ora: 21:26
Avokati Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, që kishte punuar në Policinë e Kosovës, në vitin 2015 nga strukturat e SHIK-ut, iu kishte ndërpre kontrata, derisa ishte në kulmin e karrierës.

Kështu ka njoftuar vet avokati Halilaj, në një postim në Facebook, ku tregon se tash në vitin 2021, Gjykata e Apelit ka kërkuar që ai të kthehet si epror në departamentin e Inteligjencës.

Por, Halilaj thotë se më nuk do të kthehet për asjnë çmim e as pozitë.

Ai thekson se do të jetë avokati i popullit, sikurse që është duke punuar për momentin.

Postimi i plotë:

Miq, Gjykata Apelit ka kërkuar të kthehem në Policinë e Kosovës si eprore në departamentin e Inteligjencës, pasi në 2015, ndikimi i strukturave të SHIK-ut, ma kishte ndërprere kontratën, derisa isha në kulm të karrierës.

Miq, ju ishit ata që më përkrahet në çdo situatë dhe ju siguroj që: PËR ASNJË ÇMIM A POZITË,  nuk ua kthej shpinën, por do vazhdoj të jem AVOKAT I JUAJI.

Qofshi të nderuar përherë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat