“Sot është një ditë historike”/ Këshilltari i Konjufcës “godet” ish-presidentin Thaçi - ja çka i kujton

Aktuale

“Sot është një ditë historike”/ Këshilltari i Konjufcës “godet” ish-presidentin Thaçi - ja çka i kujton

Nga: A.ZH Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:06
Hashim Thaçi

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ironizuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Tali ka kujtuar se ish-presidenti Thaçi, tri vjet më parë kishte shpërndarë një shkrim, ku thuhej se “veriu i Kosovës do t’i takonte Serbisë”, përcjell Bota sot.

“Sot është "një ditë historike". Para tri viteve, ish presidenti, pasi që loboi sa mundi për shumë muaj, shpërndau një shkrim të sponzoruar ku thuhej se "veriu i Kosovës do t'i takojë Serbisë"”, ka shkruar Tali në një postim në Facebook.

Thaçi kishte shpërndarë në Twitter një shkrim editorial të “Financial Times”, që mbështeste pikërisht shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ku pjesë të veriut do të kalonin në Serbi dhe copëtimin e Luginës në mënyrë që një pjesë t’i takojë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat