Milazim Krasniqi kundër “Natës së shtrigave”: E tmerrshme se si na u infiltrua kjo antikulturë

Aktuale

Milazim Krasniqi kundër “Natës së shtrigave”: E tmerrshme se si na u infiltrua kjo antikulturë

Nga: M.L. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Edhe në Kosovë sikurse edhe në shumë vende të tjera të botës festohet festa e “Halloëeen-it” apo siç njihet ndryshe “Nata e Shtrigave”.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar kundër festimit të kësaj feste. Ai e konsideron si antikulturë që promovon shëmtinë si vlerë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sonte dola me ecë kah rruga B. Tërë rrugën pashë plot djem e vajza , sidomos vajza, të shëmtuara me maska e me vizatime perverse në fytyrë. Dukeshin shumë keq. Më së shpeshti shfaqeshin me maska vampirësh po edhe lloj lloj shëmtirash të tjera.

E tmerrshme se si na u infiltrua kjo antikulturë, ky idiotizëm. Intenca e natyrshme e njeriut është të duket sa më bukur. Ndërsa, kjo antikulturë, e promovon shëmtinë si gjoja vlerë. Hiquni more kësaj idiotësie! Promovojeni bukurinë që ua ka falë Zoti.

Përbrendësojini vlerat e mirëfillta morale e kombëtare, që të jeni vetë të lumtur e të dobishëm për shoqërinë e kombin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat