Befasuese: “Zbulohet” se si Haradinaj po tenton të fitojë votat në komunën e Junikut/Qyetarët e denoncojnë haptasi

Aktuale

Befasuese: “Zbulohet” se si Haradinaj po tenton të fitojë votat në komunën e Junikut/Qyetarët e denoncojnë haptasi

Nga: M.H. Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 20:33
Ramush Haradinaj

Përmes një reagimi në Facebook, qytetarët kanë “zbuluar” disa mesazhe që kohët e fundit po i pranojnë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarit aktual Agron Kuçit.

Ata kanë publikuar mesazhe për të qenë pjesëmarrës në darka familjare, përcjell “Bota sot”.

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe njëkohësisht të kërcënuar me këto lloj ftesa.

Është momenti i çlirimit nga klika e abuzuesve dhe e hajdutëve, shkruajn në fund qytetarët.

Shkrimi i plotë

Reagimi për ftesat masovike të Agron Kuçit drejtuar qytetarëve të Junikut për darkën në Gllogjan

Denoncojmë Agron Kuçin dhe AAK-në që në vend të distancimit nga kriminaliteti i vjedhjes dhe manipulimit të votës së Junikasëve, ka zgjedhur t'i ftoj qytetarët e Junikut në Gllogjan tek Ramush Haradinaj.

Kjo ftesë është kërcënim për qytetarët. Është ftesë drejtuar Junikasëve për t'u bërë bashkëpjesëmarrës në vjedhje të votës. Është ftesë për t'ua nëpërkëmbur moralin, e për t'ua shit-blerë dinjitetin.

Fakti që fton Ramushi dhe ftohen në Gllogjan, kjo tregon se në interes të kujt është gjithçka. Është kjo arsyeja kryesore pse Junikasit, Gllogjanin duhet ta largojnë përfundimisht si qendër të vendimmarrjes për qytetin e tyre dhe ta largojnë dominimin e tyre mbi Junik.

Është momenti i çlirimit nga klika e abuzuesve dhe e hajdutëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat