Gjykimi ndaj Sali Mustafës/ Dëshmitari: Kam qenë pjesëtarë i “Skifterave” me uniformë të zezë

Aktuale

Gjykimi ndaj Sali Mustafës/ Dëshmitari: Kam qenë pjesëtarë i “Skifterave” me uniformë të zezë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 08:10
Salih Mustafa

(E plotësuar 16:16) - ​ Në seancën e cila u mbajt sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari me kodin W04603 ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë kontakt me të akuzuarin Salih Mustafa, por vetëm përshëndetje.

Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet nesër pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Seanca e së martës ka vijuar e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës dhe disa prej përgjigjeve të dëshmitarin kanë qenë me përmbajtje të redaktuar.

Avokati Von Bone e ka pyetur dëshmitarin nëse ishte takuar me Salih Mustafën, para, gjatë apo pas luftës, përgjigja nuk është transmetuar.

Dëshmitari ka shtuar se Mustafën e ka njohur në bazë të shokëve dhe se ka pasur vetëm përshëndetje me të dhe jo ndonjë kontakt personal. 

Avokati-dëshmitari: Pyetje-përgjigje

Avokati Von Bone: Si u përshëndetët me të atëherë, nga e dinit që ishte ai?

Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.

Avokati Von Bone: Ai ju tha që ishte Salih Mustafa apo e quajti Cali?

Dëshmitari: Cali.

Avokati Von Bone: A ka ardhur ndonjëherë ai te ti për të riparuar veturën apo diçka tjetër të ngjashme. A keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje personale, kontakt personal apo thjesht e keni përshëndet dhe asgjë tjetër?

Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.

Dëshmitari është përgjigjur sot në pyetjet e prokurorit e pastaj të mbrojtjes së Mustafës, avokatit Julus Von Bone, ndërsa trupi gjykues do të shtrojë pyetjet ene seancën që do të mbahet nesër.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

***

Prokuroria përfundon pyetjet për dëshmitarin e pestë në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari i pestë i mbrojtur është përgjigjur në pyetjet e avokates së viktimave, Anni Pues, në seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës e cila po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në pjesën më të madhe të kohës seanca ka vijuar e mbyllur për publikun ndërsa më vonë mbrojtësja e viktimave e ka pyetur dëshmitarin rreth një personi të vdekur. 

Avokatja Pues: Ne paradite sot kemi përmendur ngjarje që lidhen me një person specifik, me një person konkret për të cilin juve mësuat më vonë që ky person kishte vdekur. Të lutëm, a mund ta na shpjegosh se si u ndjetë ju rreth këtyre ngjarjeve më vonë apo si ndiheni aktualisht lidhur me atë se çfarë ka ndodhur atëherë?

Dëshmitari: Në momentin e marrjes së lajmit jam ndjerë shumë keq.

Avokatja Pues: A mund të na shpjegosh të lutem pse je ndjerë kështu?

Dëshmitari: Ndërgjegjja.

Avokatja Pues: Ne dëgjuam gjithashtu më herët se ju nuk keni folur asnjëherë me familjarët e këtij personi konkret, më vonë, ose që prej asaj kohe, a ka ndonjë gjë do të donit t’i thoshit familjarëve të këtij personi, ose që ju mendoni se mund t’i ndihmonte ata që të kuptonit më mirë se çfarë ka ndodhur realisht?

Dëshmitari: Mund t’ju them vetëm që më vjen keq për atë që i ka ndodhur atij, nuk kam mundur t’i ndihmoj diçka, nuk di çka t’u ndihmoj.

Në seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës, e cila në pjesën më të madhe të kohës po vijon e mbyllur, dëshmitari i pestë i mbrojtur ka thënë njësia në cilën ishte pjesë varej nga Brigada 153.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kontakt personal me Mustafën, veçse e ka njohur nga të tjerët.

Ndërsa kur është pyetur për “Skifterët” seanca ka vijuar e mbyllur pas së cilës pyetjet u bënë rreth një personi i cili nuk është bërë i ditur për publikun.

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari me kodin W04603 u është përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës së Mustafës, Julius Von Bone.

Avokati Von Bone: Ne po flisnim për njësinë tuaj, pyetja ime është kjo, kur u larguat për të marrë personin për të cilin diskutuam sipër a raportuat mbrapsht para komandës suaj.

Dëshmitari: Unë jo, nuk kam raportuar asnjë send.

Ai është pyetur edhe për Agron Xhemajlin për të cilin ka thënë se ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.

Dëshmitari ndër të tjera ka thënë se Brigada 153 e kishte shtabin të shkolla e Zllashit dhe se komandant i saj ka qenë Sejdi Veseli.

Personi me kodin W04603 është dëshmitari i pestë në rastin ndaj Salih Mustafës, gjykimi ky i cili ka filluar më 15 shtator 2021.

Nën pretendimin për krime lufte aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Dëshmitari: Kam qenë pjesëtarë i “Skifterave” me uniformë të zezë

Dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Salih Mustafës ka dëshmuar sot para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është deklaruar se ka qenë pjesë e një njësiti të Brigadës 153 të UÇK-së, në Zllash.

Dëshmitari u pyet në gjykatë lidhur me pjesëtarët e kësaj njësie dhe për udhëheqësit e njësitit “Skifterët”, në Zllash.

Pjesë nga marrja në pyetje gjatë seancës publike:

Prokurori: Njësia në të cilën keni marrë pjesë ju ka pasur edhe një skuadër ushtarake, apo jo?

Përgjigja e dëshmitarit është e paqartë.

Prokurori: Çfarë uniforme vishnin pjestarët e njësisë suaj, ju lutem a mund të na shpjegoni se çfarë vishnin pjesëtarët e njësisë suaj?

Dëshmitari: Uniformë të zezë.

Prokurori: E keni fjalën për njësinë tuaj apo jo, për ushtarët e keni fjalën apo jo?

Prokurori: Po, policia ushtarake, çfarë uniforme vishte policia ushtarake?

Dëshmitari: Policia ushtarake zakonisht kanë pasur uniformë ushtarake – kamuflazh.

Prokruroi: A jeni të sigurt për këtë sepse ka kaluar shumë kohë. Tani ju po na thoni se policia ushtarake ishte e veshur me uniforma kamuflazh, teksa ushtarët e zakonshëm vishnin uniforma të zeza. Këtë po na thoni sot?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: A keni shkuar ndonjëherë në Zllash vetë ju?

Dëshmitari: Po, kam qenë njëherë ose dy, përafërsisht.

Prokruroi: Përveç Brigadës 153, a kishte ndonjë shtab tjetër në Zllash?

Dëshmitari: Ishte njësia me emrin “Skifterat”.

Prokruroi: Kjo njësia “Skifterët” që përmendet a njihet me ndonjë emër tjetër?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: Kush ishte komandanti i njësisë “Skifterët”?

Dëshmitari: Komandat ka qenë Cali.

Prokurori: Ti na the që Brigada 153 e kishte shtabin te shkolla e Zllashit. Ku e kishte bazën njësia “Skifterët” në Zllash?

Dëshmitari: Nuk e di bash saktë.

Prokurori: Sa larg ishte baza e BIA-s nga shkolla ku qëndronte shtabi i Brigadës 153?

Dëshmitari: Një kilometër afërsisht.

Prokurori: Në qoftë se ju ishit në Shtabin e Brigadës 153 dhe ishit te shkolla dhe nëse do të ju duhej që të shkonit këmbë nga shkolla deri në bazën e “Skifterëve”, a do të ngjiteshit kodrës a ishte përpjetë rruga apo rrugë e drejtë?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: A e  mbani mend në Zllash nëse në bazën e “Skifterëve”, a ishte më sipër apo në terren më poshtë krahasim me shkollën?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: Ju na thatë që sa i takon njësisë “Skifterët”, ju e njihnit komandant Calin si komandant të njësisë “Skifterët”. A është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po

Prokurori: A e mbani mend se si e kishte emrin apo mbiemrin komandat “Cali”.

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Prokurori: Po sot a e dini, si e ka emrin?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

***

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmitari i pestë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është mbrojtur dhe mban kodin W04603.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

 

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Salih Mustafa nuk do të njihet më vetëm si i arrestuari i parë i Speciales.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisën gjykimin.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nisi më 15 shtator 2021, 356 ditë pasi ish-komandant Cali ishte transferuar në Holandë më 24 shtator të 2020.

Ndaj Salih Mustafës do të dëshmojnë më tepër se 16 dëshmitarë, sipas asaj që është bërë e ditur nga Dhomat e Specializuara.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat