A ka urrejtje ndaj Hashim Thaҫit; kjo është e vërteta rreth vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, përgjigjet Sadri Ramabaja

Aktuale

A ka urrejtje ndaj Hashim Thaҫit; kjo është e vërteta rreth vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, përgjigjet Sadri Ramabaja

Nga: H.O. Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:26
Sadri Ramabaja

Një qytetarë i ka reaguar profesorit Sadri Ramabaja duke i thënë se keni urrejtje patologjike ndaj Hashim Thaҫit. Poashtu i ka thënë pse asnjëherë nuk flisni për vrasjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishes.

Profesor Ramabaja i është përgjigjur përmes Facebook-ut në këto dy pyetje.

“Nuk të njoh, por meqë paske reaguar në një postim timin, po të shkruaj përgjigjem, duke bërë përjashtim kësaj ardhe.

1. Urrejtjen si fenomen nuk e njoh dhe nuk e pranoj. Ndaj atyre që kanë komplotuar LPK/UÇK, sidoqoftë, do të ishte e ligjshme edhe urrejtja.

Të vërtetën, do ta pohoj gjithmonë dhe kudo që e shoh të arsyeshme.

2. Historia shpejt do të dëshmoj shumëçka për HTH. Nuk kam nevojë të flasë më unë për të, përveç asaj që e kam thënë deri tashti.

3. Për rastin e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, fill pas daljes nga burgu serb (1987), kam raprtuar aq sa kam arritë të marrë informacion, në vendin ku duhej - në Kryesi të LPRK-së, pjesë e së cilës kam qenë nga themelimi, tok me Nuhiun dhe Ahmet Isufin në një celulë.

Në një moment të përshtatshëm, edhe mund të shtojë ca fakte që i kam mësuar ndërkohë.

Kam skicuar projektin për një monografi që do ta shkruaj për Nuhi Berishën dhe kur ta përfundoj, respektivisht kur ta publikoj, do të kesh rast edhe t' i mësosh...”, shkruan Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat