Takimi i radhës në Tiranë, Vuçiq zbulon datën dhe marrëveshjen e rëndësishme që do nënshkruhet

Aktuale

Takimi i radhës në Tiranë, Vuçiq zbulon datën dhe marrëveshjen e rëndësishme që do nënshkruhet

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:06
Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, janë mbledhur në Beograd  për takimin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i hapur”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti serb Vuçiq ka zbuluar se pas Krishtlindjeve, takimi i radhës do të mbahet në Tiranë. Sipas Vuçiq data e takimit do të jetë mes 26 dhe 28 dhjetor.

Vuçiq zbuloi se në takimin e radhës në Tiranë do të firmose marrëveshja mes tre vendeve për lejet e punës që kjo të bëhet ligjërisht e lejueshme. Ai ka argumentuar se kjo do të bëjë që qytetarët të mos largohen nga rajoni.

“Në samitin e Tiranës do kemi një takim pas Krishtlindjeve, 26-27 apo 28 në Tiranë. Dhe do nënshkruajmë memorandumin për lejet e punës që duhet të ketë fuqi ligjore. Se kjo është për të mbajtur njerëzit në rajon që ata të mund të punojnë. Do kemi më shumë indianë turq apo nga Filipinet nëse nuk e bëjmë. Edhe pse mundësia është që ti kemi njerëzit tanë.” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat