KPK s’merr pjesë në grupin punues për vetingun: Haxhiu e çoi në Qeveri draftin final pa na konsultuar fare

Aktuale

KPK s’merr pjesë në grupin punues për vetingun: Haxhiu e çoi në Qeveri draftin final pa na konsultuar fare

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që përfundimisht të mos marrë pjesë në Grupin Punues për finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut.

Përmes një njoftimi për media nga KPK-ja kanë njoftuar se ky qëndrim vjen si rrjedhojë e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë.

“Ky qëndrim vjen si rrjedhojë e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë. Për më tepër, ky koncept-dokument i dorëzuar në Qeveri nuk iu është dhënë anëtarëve të grupit punues nga sistemi prokurorial të cilët janë të painformuar me përmbajtjen finale të këtij dokumenti”, thuhet në njoftim.

Këtë qasje të ministrisë ata e kanë konsideruar si joserioze dhe joprofesionale.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 5 nëntor 2021 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes kësaj deklarate shpreh qëndrimin institucional për të mos marrë pjesë në Grupin punues të caktuar nga Ministria e Drejtësisë për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.

Ky qëndrim vjen si rrjedhojë e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë.

Për më tepër, ky koncept-dokument i dorëzuar në Qeveri nuk iu është dhënë anëtarëve të grupit punues nga sistemi prokurorial të cilët janë të painformuar me përmbajtjen finale të këtij dokumenti.

Prandaj, kjo qasje e njëanshme dhe përjashtuese nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për ne është jo-serioze dhe jo-profesionale.

Në procese të tilla të rëndësishme është thelbësore të ketë gjithëpërfshirje aktive të të gjitha palëve, të ndërtohet besimi reciprok dhe të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime, e bazuar në objektivitet dhe bashkërendim.

Këshilli Prokurorial i Kosovës si institucion kushtetues mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e vendit që nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të brendshme institucionale, të punojë në avancimin e sistemit prokurorial, gjithmonë duke e ruajtur pavarësinë dhe ndarjen e pushteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat