Vazhdon debati/Berisha i ashpër ndaj Feratit: Ti nuk je i urtë, je hajn xheparosh!

Aktuale

Vazhdon debati/Berisha i ashpër ndaj Feratit: Ti nuk je i urtë, je hajn xheparosh!

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 00:46
Bekë Berisha

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, po shprehet i bindur se do ta mposhtë Ilir Feratin e LDK-së, në garën e 14 nëntorit në balotazh.

Kjo sipas Berishës, meqë istogasit, janë të vendosur për ndryshim.

”Ky trend do të vazhdojë deri në balotazh, edhe jemi të bindur që do të mbërrijmë bashkë me qytetarin, atë kuotën e caktuar që me bo ndryshimin e madh në Istog edhe me bo punën”.

”Gjasat i kemi 100%, për të arritur 50% e një votë më shumë”.

”Kemi filluar prej 2000 votave kemi mbrri në 5000 e tutje, tashmë jemi dy parti politike, LDK-ja e ka marrë çka ka marrë, është kry ajo punë, qytetarët e kanë ndjenjën për ndryshim”.

”Ky ndryshim për qytetarët e Istogut është jetik, është i nevojshëm për shkak të moszhvillimit, për shkak të shumë problemeve, keqpërdorimeve, janë grumbullu të gjitha ato që tani një qytetar i Istogut edhe pse i vonuar në shumë aspekte, me bo ndryshimin tani”.

”Ka kaluar koha e bastioneve, e partive politike e llogarive. Qytetarët e Istogut janë pa ujë të gjithë. Ndryshimi i bie shumë gjëra të tjera. Më njerëzit nuk janë për partitë politike, janë për ndryshimin”.

Ndryshe Berisha është shprehur i ashpër ndaj Feratit në Edicionin Special, duke i thënë se ka mjaftë arsye për të cilat ai do të humb zgjedhjet në këtë komunë.

”Ti po kandidon për kryetar të komunës, e 15 anëtarë i ke të punësuar. Ti nuk je i urtë Ilir, sepse ti se ki lanë një drejtor me hy gjashtë muaj ditë në vend të punës duke e kërcënuar bashkë me këtë Hakiun”.

”Është gjallë njeri, e ka emrin Besart Dresha – gjashtë muaj nuk ka guxu me hy në vend të punës, e ka ushtru detyrën e tij në mënyrë private. Ti veç hajn je. Ti je hajn xheparosh. Unë nuk jam uzurpator, ti veç hajn je”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat