Ekrem Hyseni thotë se do të bartë vet faturën në rast se humb zgjedhjet

Aktuale

Ekrem Hyseni thotë se do të bartë vet faturën në rast se humb zgjedhjet

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 00:33
Ekrem Hyseni

Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni ka thënë se ai vet do të bartë faturën e humbjes nëse një gjë e tillë ndodhë me 14 Nëntor.

Ai u shpreh se humbja duhet ta ketë adresë vetëm atë që e ka udhëhequr ekipën.

“Unë e bartë faturën e humbjes dhe e them publikisht, ndërsa e falënderoj ekipën për punën që e ka bërë”, tha Hyseni.

“Ne nuk duhet të ankohemi te qytetari se përse është ky rezultat, ne duhet të kemi një kulturë të funksionimit ndryshe dhe unë këtë do ta mbaj dhe kjo kulturë e funksionimit është që fitorja është e qytetarit edhe ekipit, humbja duhet ta ketë adresë vetëm atë që e ka udhëhequr ekipën dhe jo e kundërta, jo fitorja t’i merr individi dhe humbjet t’i shpërndan te ekipa. Duhet dinjitetshëm të udhëhiqet një fushat dhe dinjitetshëm të pranohet çdo rezultat, e të mos kërkohet arsye tek të tjerët”, ka shtuar ai.

Tutje ka folur edhe për qytetarët të cilët kanë abstenuar në rundin e parë të zgjedhjeve, duke thënë se ata nuk mund të gjykohen për vendimin e tyre.

“Askush nuk mundet me i gjyku për vendimet e tyre qytetarët. Ne duhet t’i bindim me ekipë me një program, tu tregojmë kudh jemi dhe si mendojmë dhe pikërisht kjo duhet të jetë ajo që na orienton ne”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat