Grenell në Shqipëri, analisti nga Amerika ‘zbulon’ agjendën e tij: A erdhi me i marrë paratë?

Aktuale

Grenell në Shqipëri, analisti nga Amerika ‘zbulon’ agjendën e tij: A erdhi me i marrë paratë?

Nga: N. Sh. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Richard Grenell

Ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell po qëndron në Shqipëri.

Arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri nuk dihet, por ai ka publikuar disa fotografi ku ka kërkuar nga amerikanët që të vizitojnë Shqipërinë.

“Amerikanët duhet të vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell.

E pas kësaj vizitë në Shqipëri, ka reaguar prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se paska ardhe Grenelli në Ballkan për t’i marrë 100 mijë euro nga Serbia e 200 mijë nga Kosova.

Maxharraj thotë se Grenelli ka ‘paralajmëruar’ tkim edhe me Mustafën Hotin e Hysenin, që mos po i japin diçka pas ndihmës që u bëri në rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.

Postimi i plotë:

Paska ardhë Richard Grenell në Ballkan më i mbledhë të dhjetat. Nga Serbia 100 mijë euro në muaj, nga Kosova 200 mijë euro në muaj. Ka "paralajmëruar" takim edhe më Isa Mustafën, Abdullah Hotin dhe fudullin Skender Hyseni mos po i dhanë edhe këta diçka që u ndihmojë në rrëzimin e qeverisë Kurti I.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat