“Jazëk ju koftë!!! Hajde 7, 6, 5, 4 ...”, këshilltari i Konjufcës ironizon me Grenellin

Aktuale

“Jazëk ju koftë!!! Hajde 7, 6, 5, 4 ...”, këshilltari i Konjufcës ironizon me Grenellin

Nga: A.ZH Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:14
Richard Grenell

Ish i dërguari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, po qëndron sot në Kosovë.

Por, nuk dihet se me kë do të takohet dhe çfarë do të bëjë. Nga Qeveria dhe partitë politike, gjatë ditës nuk është konfirmuar se kanë ndonjë takim me të.

I pyetur se a do të takohet me Grenellin, kryeministri Albin Kurti, është përgjigjur shkurt me “Jo”.

Por, me vizitën e ish-emisarit amerikan ka ironizuar Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, përcjell Bota sot.

“Ka metën amerikanofilat more kshtY?! Ku jeni more?! Qysh me lonë mikun jashtë - sokaqeve?!!! A bash kërkush nuk p'i boni konak a?! Jazëk ju koftë!!! Hajde 7, 6, 5, 4 ...”, ka shkruar Tali në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat