“Më e rëndë se afera “Pronto””/ Vllahiu komenton deklaratën e Vitisë “që Prishtina mund të humbasë me Ramën”

Aktuale

“Më e rëndë se afera “Pronto””/ Vllahiu komenton deklaratën e Vitisë “që Prishtina mund të humbasë me Ramën”

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:57
Arbër Vllahiu

Arbër Vllahiu, ish-kandidat nga AAK-ja për kryetar të Prishtinës, ka thënë që deklarata e kandidatit të Vetëvendosjes, Arben Vitia se Prishtina mund të humbasë me Ramën, është më e rëndë sipas tij, se afera “Pronto”.

“Vitia ka përdorur dy gjëra që janë jo vetëm shqetësuese, por edhe të padrejta dhe janë shkelje e të drejtave bazike njerëzore në një komunë. E para, deklarata  që Prishtina mund të humbasë ose qytetarët mund të humbasin për shkak të këtij problemi që ndodhë në nivelin qendror dhe atij lokal dhe nëse humb Vitia atëherë mund të ketë edhe telashe të tjera, kjo është diçka që për mua nënkupton shkelje më e rëndë se afera “Pronto” pasi shkelen të drejtat e barabarta të qytetarëve”.

“Kjo nënkupton se nuk do të thotë që një komunë mund të humbet prej një partie politike që është në pushtet dhe qeveria e asaj partie në pushtet mund të penalizojë komunat për shkak të votimit të qytetarëve. Problemi i parë që po ballafaqohemi në këto zgjedhje, pasi kjo është mënyra më flagrante e paraqitjes së një vizioni për Prishtinën e nesërme dhe jo mbi bazën e një programi ose një zhvillimi të qytetit, por mbi bazën e asaj se ku do të jetë fuqia politike”, ka thënë Vllahiu.

Tutje ai ka thënë që ballafaqimi i mbrëmshëm që u mbajt në Rubikon mes Arben Vitisë dhe Përparim Ramës, u zhvillua në mënyrë të civilizuar.

“Pavarësisht toneve ironike dhe me pak cinizëm, megjithatë debati i mbrëmshëm u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe nuk ka qenë armiqësore…Në përgjithësi ka qenë një debat i civilizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat