Mustafa demantoi Gashin e LDK-së për Grenellin, reagon Tali: U hi një dreq i madh këtu! 7; 6; 5; 4 ...

Aktuale

Mustafa demantoi Gashin e LDK-së për Grenellin, reagon Tali: U hi një dreq i madh këtu! 7; 6; 5; 4 ...

Nga: A.ZH Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Richard Grenell, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë sot se ish-emisari special amerikan për dialog Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk kishte kërkuar rrëzimin e Qeverisë “Kurti 1”.

Sipas tij, Qeverinë e rrëzoi vet Kurti.

“Z. Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit , kur e shkarkoi një ministër të LDK-së. Këtë e bëri me të vetmin qëllim për të krijuar shkas që të bie Qeveria”, ka shkruar Mustafa në Facebook, duke demantuar kështu kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashin, i cili ditë më parë deklaroi se Grenell, i kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzonte qeverinë “Kurti 1”.

“Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe cdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6, 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, ka thënë Gashi.

Për këto deklarata kundërthënëse ka komentuar Driton Tali, këshillar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, përcjell Bota sot.

Tali ka pyetur se kujt duhet t’i besohet tani.

“E tashti kujt m'i besu? Shefit të Grupit Parlamentar apo Kryetarit të Nderit të LDK-së?! Dhe logjikisht pastaj lind pyetja: se sa mund t'i besohet pavarësisë së kandidatit (por edhe kandidatëve tjerë) për kryetar të Prishtinës nga LDK - ortakit të haverave të Hashës?! Si është ajo "miku i miqve të mi është edhe miku im". Hajër ishalla, se u hi një dreq i madh këtu! 7; 6; 5; 4 ...”, ka shkruar Tali, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat