Balotazhi të dielën, kjo parti garon në numrin më të madh të komunave

Aktuale

Balotazhi të dielën, kjo parti garon në numrin më të madh të komunave

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Pamje nga votimet, 17 tetor 2021

Të dielën në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjet lokale.

Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.

Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat