Reagon DnV: Nuk po respektohen kënaqshëm masat anti-COVID

Aktuale

Reagon DnV: Nuk po respektohen kënaqshëm masat anti-COVID

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:58
Eugen Cakolli

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka deklaruar se në pjesa e parë të kësaj dite zgjedhore është karakterizuar me një respektim jo të kënaqshëm të masave anti-COVID. Sipas DnV, komuna e Mamushës prinë me daljen më të lartë deri tani me 18%, ndërsa me daljen më të cilët është Dragashi me vetëm 4%. 

Eugen Cakolli nga DnV tha se pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë për kryetarë komunash më 21 sosh është përafërsisht e njëjtë me raundin e parë me një diferencë prej 0.3%. 

Cakolli: Pjesa e parë e procesit karakterizohet me mosrespektim të masave anti-COVID 

“Pjesa e parë e ditës së votimit është karakterizuar nga një respektim jo i kënaqshëm i masave anti-COVID gjatë procesit të votimit, si dhe nga një dalje më e madhe e votuesve te komunat e vogla, krahasuar me komunat e mëdha ku kemi një trend përafërsisht të njëjtë me atë të zgjedhjeve të kaluara. Sipas raportimeve të vëzhguesve tanë, pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë për kryetarë komunash më 21 sosh, është përafërsisht e njëjtë me raundin e parë me një diferencë prej 0.3% . Komunat me daljen më të madhe deri më tani janë Mamusha me 18%, Juniku me 17%, Kllokoti me 12 % dhe Shtimja me 11%. Ndërsa, dalja më e ulët është regjistruar deri më tani në komunën e Dragashit me vetëm rreth 4%”, tha ai.

Lidhur me respektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi, DnV vlerëson se komisionerët kanë respektuar këto masa deri në 70%, por më pak masat i kanë respektuar qytetarët. 

Cakolli: Kujdes më të ulët karshi masave anti-COVID kanë treguar qytetarët 

“Sa i përket respektimit të masave komisionerët kanë respektuar masat deri në vlerën 70% të vendvotimeve në nivel vendi, ndërsa në anën tjetër vërehet një nivel më i ulët i kujdesit nga ana e qytetarëve të cilët vetëm 56% prej tyre kanë respektuar masat duke përfshirë mbajtjen e maskës dhe distancës”, u shpreh ai.

Eugen Cakolli nga DnV, thotë se gjetja e emrit të votuesve në listën votuesve dhe votimi me asistencë janë dukuritë më të shprehura deri më tani në raundin e dytë zgjedhor për kryetarë komunash. 

Cakolli: Gjetja e emrit të votuesve në lista dhe votimi me asistencë problemet kryesore 

“Sa i përket parregullsive dhe problemeve të evidentuara deri më tani problemi kryesor vijon me vështirësitë e qytetarëve për të gjetur emrin e votuesve në listë, ndonëse është shënuar një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me raundin e parë kjo edhe për shkak se qytetarët në raundin e parë kanë mundur të dinë se në cilin vendvotim do të votojnë dhe tashmë ka qenë më e lehtë gjetja e vendit. Rreth 14% të vendvotimeve në nivel vendi janë evidentuar deri në 10 raste kur qytetarët nuk kanë arritur që të gjejnë emrin e tyre në listën e votuesve. Votimi me asistencë vazhdon të jetë gjerësisht i shprehur edhe në këtë raund të zgjedhjeve dhe ky fenomen është administruar në mbi 2/3 e vendvotimeve në nivel vendi në ato komuna ku po organizohen balotazh, janë rreth 5% vendvotimeve ku numri i rasteve me asistencë të rregullt shkon deri në 50% kjo mund të ketë ardhur edhe si rezultat i një ngritje të pjesëmarrjes së personave të shtyrë në moshë në procesin zgjedhor në pjesën e parë të ditës por mbetet shqetësues fakti se kemi të bëjmë me një numër kaq të madh të rasteve”, theksoi ai.

Deri më tani sipas DnV, vëzhguesit e tyre nuk kanë raportuar për ndonjë rast të fotografimit të votës dhe brenda apo jashtë qendrave të votimit nuk është raportuar për persona apo grupe që mund t’u kenë bërë qytetarëve presion. 

Sot në 21 komuna të Kosovës është duke u zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Të drejtë vote në këto palë zgjedhje kanë 1,260,571 qytetarë, ose rreth 33% më pak se në raundin e parë. Gjatë ditës së sotme këta qytetarë do të mund të votojnë në 575 Qendra të Votimit, përkatësisht 1638 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat