Fjalosje në një qendër votimi në Junik, shoqërohen për në polici dy persona

Aktuale

Fjalosje në një qendër votimi në Junik, shoqërohen për në polici dy persona

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 15:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mediat lokale në Junik raportuan për shoqërimin në stacionin policor të kandidati për asamblist të Lëvizjes Vetëvendosje Florim Shala dhe të komisionerit Arsim Miroci.

Lajmin se personat e cekur më lartë janë shoqëruar në polici zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se pas intervistimit personat në fjalë janë intervistuar nga policia më pas janë liruar.

“Pas shoqërimit në stacionin policor dhe pas intervistimit, është konstatuar se s’ka elemente të vepres penale. Rasti është proceduar si prishje e rendit dhe qetesise publike”, u shpreh Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat