Vetëvendosje bën publik dy personat që po blejnë vota për kandidatin e LDK-së në Podujevë

Aktuale

Vetëvendosje bën publik dy personat që po blejnë vota për kandidatin e LDK-së në Podujevë

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në një faqe që përkrahë kryeministrin Albin Kurti, ka publikuar dy persona që thuhet se po blejnë me qindra vota për kandidatin e LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenin.

Ata kanë publikuar me fotografi këta dy persona dhe disa nga takimet e tyre me zyrtarët e LDK—së në këtë komunë.

“Dy personat që janë duke blerë qindra e mijëra vota për Ekrem Hysenin në Podujevë”, thuhet në këtë faqe Facebook-u.

Ndryshe kjo komuna ka shkuar në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat