Labinot Tahiri ka një kërkesë për qytetarët e vendit pas zgjedhjeve të sotme

Aktuale

Labinot Tahiri ka një kërkesë për qytetarët e vendit pas zgjedhjeve të sotme

Nga: M.H. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 00:15
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri pas zgjedhjeve të ditës që po lëmë pas ka shkruar në lidhje me të ardhmen që i pret rinin e vendit.

Tahiri thotë se duhet të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë më të mirën për një shëndetësi të duhur dhe jo vetëm fushata politike, përcjell “Bota sot”.

Ai shprehet i pikëlluar për kushtet e vështira që kanë spitalet tona për sëmundjet e rënda.

Këngëtari thotë se ndjehet i çuditur që rinia në asnjë rast nuk janë ngritur në këmbë për diçka që iu mungon e ju takon juve si rini, por vetëm manipuloheni si çdo vit tjetër pas partive e fushatave elektorale...!

Gjithashtu ai përmend edhe rastin e Yvesa Salihajt e cila së fundmi ka vdekur në pamundësi për kushte të mira mjekësore.

Postimi i plotë

Pas zgjedhjeve ,

Çka bëhet tani për Rini..?!

Mundesia për t'u shëruar nga leukemia në vendin tonë , ende mungon!

"...Jam munduar, dhe jemi munduar shumë për të shpetuar jetë..."

Nuk di, e as nuk po gjejë forcë që t'iu bind më mirë, sesi çdo i ri në këtë vend duhet të ngritet në këmbë që të kerkojnë shëndetesi të duhur, e jo vetëm fushata politike dhe vota, pastaj të nesërmen askush të mos merret me ju!

Të dashur njerëz, e shtrenjta rini,

Unë nuk jam Zot e as ju nuk jeni Zotêra që të bëjmë mrekulli, por po i'u këshilloj e sugjeroj që të ngriheni në këmbë për gjërat elementare, që janë të domosdoshme e të pakontestueshme, të cilat iu takojnë në këtë vend, sepse ky avaz e ky ritëm tregon me se miri se ka vetëm premtime e mashtrime, dhe asnjëherë zhvillim në shëndetësi e mirëqenie të duhur për jetën tuaj.

Çuditem me ju që në asnjë rrethanë e në asnjë rast nuk jeni ngritur në këmbë për diçka që iu mungon e ju takon juve si rini, por vetëm manipuloheni si çdo vit tjetër pas partive e fushatave elektorale...!

Më vje keq , që jeni ngritur në këmbë vetëm kur partia politike iu kërkon si ushtarë për interesat e saj, sepse dihet tashmë, që pas përfundimit të fushatave elektorale, askujt s'i intereson për askënd e për asgjë, por secili e të gjithë merren me rregullimin e çështjeve të interesit individual e partiak.

Prandaj, i'u lus dhe kërkoj nga ju ngritje të vetëdijes qytetare e thirrje të ndërgjegjes, për ju, për fëmijët tuaj, për familjen tuaj; mos i shërbeni të tjerëve, por kërkoni shërbimet që i meritoni si popull i këtij vendi e si qytetarë të këtij shteti, kërkoni spitale, investime dhe zhvillime në mjekësi!

Vëllezër e motra, edhe unë do të vdes një ditë, sikur se Yvesa e shumë të rinjë e të reja, por para se të vdesim duhet të jetojmë, e për të jetuar duhet t'a shohim sesa e bukur është jeta - jeta bëhet e bukur vetëm atëherë, kur ne jetojmë pa frikën se do të vdesim pa trajtimin e duhur mjekësor! Duajeni veten, duajini familjet tuaja, duajeni popullin tuaj, duajeni jetën duajeni kombin tuaj! Për t'i dashur këto; bëhuni zëri i arsyes dhe kërkoni gjithçka që ështê e mirë për jetën tuaj.

"...Këtu, fatkeqësisht lulëzon gjithçka, përpos së ardhmes..."

Sot në varrimin engjellushës sonë Yvesa Salihaj Istog

Me keqardhje,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat