Ibrahimi komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të lexohet drejt nga kryeministri Kurti

Aktuale

Ibrahimi komenton rezultatin e zgjedhjeve: Të lexohet drejt nga kryeministri Kurti

Nga: G.B Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:34
Ilir Ibrahimi

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato dallojnë nga zgjedhjet qendrore dhe se në zgjedhjet e djeshme partitë opozitare shënuan sukses në shumicën e komunave, ndërsa që pozita vazhdon t’i ketë votat e njëjta në Kuvendin e Kosovës për të qeverisur, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se rezultati në çdo zgjedhje duhet të lexohet, analizohet dhe reflektohet, derisa ka shtuar se më së shumti ky rezultat duhet të lexohet drejt nga kryeministri Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Zgjedhjet lokale dhe ato qendrore mbahen për të marrë mandatin për pushtete të ndryshme prandaj dallojnë. Krahasimi blanko nuk qëndron.

Përderisa ato tregojnë një lloj sentimenti të momentit, jo domosdoshmërish mund të merren për bazë përcaktuese të ndonjë rezultati të mundshëm.

Dje partitë opozitare shënuan sukses në shumicën e komunave. Por pozita vazhdon të ketë votat e njëjta në Kuvendin e Kosovës me mandatin e qartë për të qeverisur.

E ndërsa nuk ka lidhshmëri direkte, megjithatë rezultati i çdo palë zgjedhjesh duhet të lexohet, analizohet dhe reflektohet nga politikanët.

Më së shumti ky rezultat duhet të lexohet drejt nga Kryeministri Kurti.

Nëse bëhet një analogji me futboll, Kurti është në minutën e 60 të lojës, duke humbur 2:0.

Në kësi raste trajneri zakonisht ndërron taktikë dhe këtë e shoqëron edhe me zëvendësim të lojtarëve.

Pra Kurti duhet ta lexojë drejt rezultatin dhe të bëjë ndryshime rrënjësore si në qeverisje ashtu edhe në ekip.

Nuk mund të thirret më në rezultatin e 14 shkurtit si një lloj mandati të pa kontestueshëm sepse dje u dha një mesazh.

Si çdo qeveri, edhe kjo e Kurtit do të matet vetëm me kualitetin e qeverisjes dhe jo me ndonjë të drejtë të “shenjtë”, siç mund të shihet nga disa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat