Sipas Hoxhajt dialogu është shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës viteve të fundit

Aktuale

Sipas Hoxhajt dialogu është shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës viteve të fundit

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:21
Enver Hoxhaj

sh-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çdo shpresë për dialogun Kosovë-Serbi është zhdukur.

“Sot takohen në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku ndër çështjet tjera do të gjejnë kohë për të konkluduar se “nuk ka përparim” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie “është çështje komplekse”. Një dekadë më parë filloi me shpresa, sot çdo shpresë e vetme është zhdukur”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas Hoxhajt, kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të Bashkimit Evropian dhe Kosovës viteve të fundit.

“Kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut! Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se sot ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm që mbahet në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat