“Ministrat nga diaspora bën e kryetari komunës jo?”, nga LDK vjen reagimi pas emërimit të Latifit në krye të shëndetësisë

Aktuale

“Ministrat nga diaspora bën e kryetari komunës jo?”, nga LDK vjen reagimi pas emërimit të Latifit në krye të shëndetësisë

Nga: G.B Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:30
LDK

Kirurgu shqiptar Rifat Latifi është emëruar ministër i ri i shëndetësisë. Zyrtarizimi i tij është bërë përmes një konference për media nga kryeministri Albin Kurti.

Latifi jeton dhe vepron në SHBA dhe tani ka ardhur në Kosovë për detyrën e re.

Pas kësaj ka ardhur reagimi nga LDK, ku anëtari i kryesisë së Degës së II-të të LDK-së, Dren Hyseni, ka komentuar faktin që janë 2 ministra në Qeverinë Kurti që vijnë nga diaspora, ndërsa që VV ka kundërshtuar Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës, për shkak se ishte nga diaspora, përcjell Bota sot.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse vetëm ministrat mund të jenë nga diaspora dhe kryetar i një komunë jo?

Postimi i tij i plotë:

Ministri i Mbrojtjes – Armend Mehaj, ministër në Qeverinë Kurti, i ardhur nga diaspora (Norvegjia), për t’i shërbyer vendit.

Ministri i Shëndetësisë – Rifat Latifi, ministër i sapo emëruar në Qeverinë Kurti, i ardhur po ashtu nga diaspora (SHBA), për t’i shërbyer Kosovës.

Ndërsa, Përparim Rama si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, tani kryetar i zgjedhur, kundërshtohej se vjen nga diaspora dhe nuk bën të jetë kryetar komune.

Ministër nga diaspora bën e kryetar komuna jo a?!

Apo për pushtetin bën vetëm kur janë në shërbim të tyre?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat