“Ndale bre qetu”: Gazetari e “zë ngushtë” Hashim Thaçin me pyetjen se cilin libër e ka lexuar dje

Aktuale

“Ndale bre qetu”: Gazetari e “zë ngushtë” Hashim Thaçin me pyetjen se cilin libër e ka lexuar dje

Nga: M.L. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:57
Hashim Thaçi

Gafet e politikanëve të Kosovës janë të shumta. Paraqitjet e tyre publike jo rrallë herë kanë prodhuar “skandale” . Janë ato momentet që ata s`do të dëshironin t`i shihte askush.

Por, ja që mediet janë kujdestare të veprave të politikanëve duke qenë se të njëjtit janë udhëheqës dhe natyrisht popullit i intereson të dijë se nga kush udhëhiqet.

Një video që momentalisht po bën xhiron nëpër rrjetet sociale, është ajo e një interviste të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me gazetarin Enkel Demi.

Në këtë intervistë Thaçi pyetet nëse te koka e shtratit mban telefonin apo librin, Thaçi thotë që e mban librin por zihet ngushtë kur pyetet se cilin libër dhe kërkon që të ndalet xhirimi.

“Gazetari: Te koka e shtratit mbani telefonin apo librin?

Ish Presidenti Thaçi: Mbaj librin jo telefonin.

Gazetari: Cilin libër e kishit dje?

Thaçi: Ndale bre qetu, nëse mundesh 😀

Gazetari: e ndalim.

Klikoni këtu për ta parë videon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat