Të arrestohet Radojçiqi, shokon ndikimi i tij në Kosovë, urdhërat i merrë nga Vuçiqi!

Aktuale

Të arrestohet Radojçiqi, shokon ndikimi i tij në Kosovë, urdhërat i merrë nga Vuçiqi!

Nga: I. Morina Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:43
Milan Radojçiq i ekspozuar si mafioz tipik

Kosova është vënë përballë një sulmi të pamëshirshëm dhe të shumëfishtë të strukturave inteligjente të Serbisë. Krahas kësaj ajo po sulmon në diplomacinë ndërkombëtare çdo hap pozitiv të Kosovës për të mbrojtur integritetin e saj, ose për ta vënë në vend, siç ndodhi para disa dite me intervenimin në veri ndaj krimit të organizuar.

Edhe si në rastin më të freskët kur Kosova duhet të mbrojë prodhimet e veta, qoftë duke vënë sanksione, ndaj prodhimeve serbe, sapo është dhënë një paralajmërim i tillë, Serbia ka reaguar menjëherë, duke e quajtur si reagim politik, dhe jo ekonomik.

Por, fundamenti i politikës është që të mbrojë edhe interesat ekonomike të Kosovës. Po nuk i mbrojti shteti, kush mund t’i mbrojë, prodhuesit vendor apo edhe vetë ekonominë.

Serbia në 20 vjetët e fundit, e ka shfrytëzuar tregun e Kosovës sikur të ishte i saji, ndërsa e ka penguar hyrjen e prodhimeve të Kosovës me çdo mënyrë të mundshme.

“Njoftimi nga Kosova se do të vendosë masa të reja për produktet e ëmbëlsirave nga Serbia është një masë politike, jo ekonomike apo tregtare”, thuhet në reagimin e qeveris së Serbisë.

Ndërsa paraprakisht ministrja Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar vetëm sanksione të pjesshme, përkatësisht për prodhimet e ëmbëlsirave, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendorë.

“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje dhe dëmtim enorm për prodhuesit vendor. Në përfundim, siç thonë në departamentin e tregtisë, tregohet se ka pasur rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar. Eksportet e Kosovës janë vetëm 1 për qind në vitin 2020 dhe në vitin 2021. Do të marrim masa ndaj produkteve të ëmbëlsirave si biskotat dhe ëmbëlsirat e prodhuara nga Serbia, sepse këto produkte kanë pasur një rritje enorme të importit. Do t’i shikojmë provat dhe më pas do të vendosim për masat”, tha ministrja Hajdari.

Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë, kështu që ka filluar alarmimin, duke premtuar që këtë çështje ta shtrojë para forumeve ndërkombëtare dhe në Bruksel.

Serbia, dëshiron ta pengojë Kosovën në çdo fushë përfshirë prodhimet vendore, duke e mbajtur në geto, varfëri dhe duke i shkaktuar probleme politike e diplomatike në vazhdimësi.

Kështu për shembull është tejet shqetësuese ajo çka dokumentohet sot nëpërmjet videove në “Bota sot”, presioni i strukturave kriminale në veri, të urdhëruara drejtpërdrejt nga Vuçiqi.

Sipas dy videove, përfaqësuesi i krimit të organizuar të serbëve në veri, Milan Radojçiqi së bashku me Listën Serbe, madje edhe me ndihmën e disa njerëzve në strukturat shtetërore të Kosovës, po e kërcënojnë deri në zhdukje praninë e grupit të vogël etnik të malazezve në Kosovë. Madje sipas zyrtarëve të këtij grupimi, ata janë të kërcënuar me zhdukje kudo nga Vuçiqi, në Serbi e madje edhe brenda Malit të Zi.

“Është simptomatike që Vuçiq dhe pasuesit e tij, derisa akuzojnë me kor Podgoricën zyrtare se po punon kundër serbëve në Mal të Zi, po hyjnë në fazën finale të etnocidit ndaj malazezëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi”, thuhet në reagimin e dërguar redaksisë sonë nga kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan M. Vujiçiq.

Ajo që është edhe më shqetësuese në këtë video për ne, por duhet të jetë edhe për institucionet, argumentimi se pas kriminelëve serb qëndron personalisht presidenti i Serbisë, dhe u jep detyra atyre për të shkatërruar një sistem shtetëror, për të shkatërruar një organizim si shteti, dhe duke provokuar zhdukjen e një komuniteti, që sipas konventave është i ndaluar, etnocidi.

Këto informacione duhet të përdoren nga delegacioni ynë edhe në bisedimet në Bruksel, në mënyrë që të pengohet presioni për të bërë kompromise, lëshime.

Kosova, përkatësisht institucionet e reja, mund të ofrojnë një mal provash, që Serbia në vazhdimësi kryen etnocid, kulturocid, dhe kur ka mundësi (në luftë) gjenocid ndaj popujve të tjerë, por këtë deri më sot ka mundur ta bëjë vetëm ndaj shqiptarëve, dhe që ka mbetur pa u ndëshkuar për krime lufte asnjëherë.

Në këto rrethana Kosova nuk guxon të rrezikojë t’u jap kompetenca të shtuara autoriteteve komunale serbe, të cilat kanë më shumë se në çdo shtet tjetër, çdo pakicë.

Unë mendoj se duhet t’i përmbahet edhe vlerësimit, që e ka dhënë eksperti amerikan Bugajksi, ditëve të fundit, se nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë marrëveshje që e destabilizojnë Kosovën në të ardhmen.

“Mendoj se Asociacioni i komunave serbe ishte ide e keqe që nga fillimi... është përgjegjësi e qeverisë aktuale që të parandalojë zbatimin e çfarëdolloj marrëveshje që do ta destabilizonte vendin dhe do të destabilizonte edhe rajonin”, thotë Bugajski.

Pra, nuk duhet t’i jepet Serbisë, një armë-kompetencë që shkatërron një shtet, siç po e shohim se po ngjet në Bosnje. “Nëse bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte mësuar diçka është se nuk e duam edhe një Republikë Serbe në Ballkan, sepse kjo bëhet pastaj një burim konflikti, diskutimi dhe ndërhyrje ndërkombëtare nga Rusia”, ka vlerësuar Bugajski me shumë saktësi e dashamirësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat