Milazim Krasniqi i reagon deputetit të Vetëvendosjes: Kjo është skandaloze...

Aktuale

Milazim Krasniqi i reagon deputetit të Vetëvendosjes: Kjo është skandaloze...

Nga: P.R Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 20:37
Milazim Krasniqi

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli deklaruar se amerikanët kanë më shumë interesa ekonomike në Serbi sesa në Kosovë.

“Miqësinë me amerikanët e ruajmë nëse kemi interesa të përbashkëta afatgjate, jo duke shkelur mbi interesat tona. Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe”, deklaroi Humolli.

Madje sipas tij, amerikanët UÇK-në e kanë quajtur terroriste.

“Unë e di që amerikanët na kanë thanë jeni terrorista, Ramush ty të ka thanë je terrorist, ti nuk e ke ngu Amerikën hiç. Amerikanët janë popull i madh edhe kanë interesa të ndryshme, individë të Amerikës që dëshirojnë me shfrytëzu këtu. Kemi pasë embargo prej amerikanëve si UÇK”, tha deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

E ndaj kësaj deklarate të Humollit ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi.

“Nëse media e ka transmetuar saktë, ishte skandaloze një deklaratë e një deputeti të LVV lidhur me SHBA-në. Ai citohet të ketë thënë se “Amerikanët e kanë interesin ekonomik më shumë në Serbi sesa tek ne, sepse Serbia është më e madhe.” Po të kishte interesa më të mëdha në Serbi, SHBA nuk do t’i printe bombardimit të Serbisë në vitin 1999, nuk do ta pranonte Kosovën si shtet në vitin 2008 dhe nuk do të bënte gjithë këtë angazhim që po bën për sigurinë tonë dhe për pranimin e Kosovës si shtet nga shtetet e tjera, pra edhe nga Serbia”, ka shkruar Krasniqi.

“Është e padrejtë të minimizohet gjithë ajo përkrahje amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Poashtu është e padrejtë të injorohet dimensioni human i kësaj ndihme shpëtimtare, veçmas nga familja Klinton. (Ndonjë deklaratë e shkëputur e ndonjë zyrtari në vitin 1998, që ka qenë pjesë e presionit pozitiv, nuk mund të vlerësohet si gjoja politikë shtetërore e SHBA-së.) O njerëz, mos e keqpërdorni SHBA-në në zënka primitive provinciale, sepse ashtu i bëni dëm vendit”, përfundon reagimin e tij profesori universitar, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat