​Ministria e Mbrojtjes: Raporti për fushën e Mbrojtjes përmban rezultatet të 2018-2020

Aktuale

​Ministria e Mbrojtjes: Raporti për fushën e Mbrojtjes përmban rezultatet të 2018-2020

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Ditë më parë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) bëri të ditur se Transparency Internacional Defence & Security ka publikuar Indeksin e Integritetit të sektorit të Mbrojtjes (GDI), sipas të cilit Kosova ka shënuar 42 pikë nga 100 e që e bënë të radhitet në mesin e vendeve me rrezik të lartë të korrupsionit në këtë sektor. Ndaj këtij raporti këtë të premte ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Nga ministria thonë se raporti përkatës i publikuar nga KDI përmban rezultatet e burimeve të periudhës 2018-2020.

Më datën 16.11.2021, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në konferencë për media, ka prezantuar rezultatet e Raportit të Transparency International në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë, me titull ‘Progresi i (pa)arritur – Ekstrakti për Kosovën’, (http://htpp/kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2021/11/TIDS-Kosovo-extract-SHQ.pdf). Nga përmbajtja e raportit përkatës, shohim se raporti është i publikuar në nëntor 2020, pra, përmban rezultatet e burimeve të hulumtuara të periudhës 2018-2020. Mirëpo, në konferencë prezantuesja nuk theksoi periudhën kohore që përfshinë raporti përkatës (linku: https://www.youtube.com/watch?v=t3HPSQozMsE), për çka lë të nënkuptohet se përfshinë edhe periudhën e deritashme, pra edhe vitin 2021”, thuhet nw reagim

Ministria thotë të ketë kërkuar sqarim me shkrim por KDI nuk që një diçka e tillë nuk i është ofruar. Mungesën e gatishmërisë nga KDI për të dhënë sqarim ministria po e konsideron qasje të qëllimshme dhe tendencioze. Megjithëkëtë ministria paralajmëron se do të iniciojë përgjegjësi ligjore dhe institucionale.

Andaj, si institucion reagojmë ndaj kësaj qasje që lë hapësirë të paragjykimit nga ana e publikut edhe për performancën e Kabinetit të ri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa kurrfarë baze, lëndon seriozisht integritetin tonë institucional para qytetarëve. Duke pasur parasysh mundësinë e natyrshme të lëshimit të paqëllimshëm, ne kemi kërkuar me shkrim nga autoritetet e KDI-së, sqarimin për publikun dhe mediat lidhur me datën e publikimit dhe periudhën që përfshin raporti përkatës. Meqë nga ana e KDI-së mungoi një gatishmëri e tillë, Ministria e Mbrojtjes, këtë qasje nga KDI e vlerëson si qasje e qëllimshme dhe tendencioze, si dhe do të iniciojë përgjegjësi ligjore institucionale”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë që ministria thotë se qëllimet kryesore të ministrit të këtij dikasteri, Armend Mehaj është fuqizimi i qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit institucional.

Një ndër qëllimet kryesore strategjike të ministrit Mehaj është fuqizimi i qeverisjes së mirë, integritetit dhe kredibilitetit institucional, me forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm. Gjithashtu, një ndër parimet kryesore të punës në Ministrinë e Mbrojtjes, që është top-prioritet nga Kabineti Mehaj është forcimi i mekanizmave të transparencës dhe llogaridhënies institucionale para shoqërisë civile, OJQ-ve dhe mediave dhe mbi të gjitha para qytetarëve të vendit, krahas mekanizmave e autoriteteve zyrtare vendore, partnere e ndërkombëtare. Prandaj, ne jemi të hapur maksimalisht në çdo kohë dhe rrethanë, për secilin çështje nga ana e palëve të interesuara, por duke mos heshtur ndaj të pavërtetave që dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin tonë para qytetarëve dhe partnerëve tanë”, përfundon reagimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat