Komandant “Malisheva” nga burgu ka një mesazh për Deliu-Kodrën: I bie se po i bashkohesh armikut për interesa personale, unë...!

Aktuale

Komandant “Malisheva” nga burgu ka një mesazh për Deliu-Kodrën: I bie se po i bashkohesh armikut për interesa personale, unë...!

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 17:26
Muhamet Krasniqi

Muhamet Krasniqi i dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur me grupin e Kumanovës ka folur direkt në Frontal të T7 lidhur me debatin që ka pasur për të në Kuvendin e Kosovës mes deputetes Blerta Deliu dhe ministrja Albulena Haxhiu.

Komandant “Malisheva” në lidhje direkte tha se s’do të merret me deklaratën e deputetes Deliu e cila tha sot në kuvend se ministrja Haxhiu e ka kunatin të akuzuar për terrorizëm duke iu referuar pikërisht Muhamet Krasniqit. 

“Edhe të akuzuar jemi por edhe të dënuar për terrorizëm, asnjë shtet në botë nuk na ka quajtur terroristë. E njëjta është ndaq je i dënuar, ndaq terrorist kjo i bie se po i bashkohesh armikut për interesa personale, unë nuk dua të merrem me Blerta Deliun sepse unë dhe shokët e mi bashkëluftëtarë, idealista ne i përkasim popullit dhe do t’ia lëmë popullit që ta vlerësojë këtë që për interesa të ngushta personale e ka thënë atë fjalë”, tha ai

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat