Papërgjegjësi/Kelmendi reagon ndaj deklaratës së Blerta Deliut, tregon si duhet të veprojë PDK

Aktuale

Papërgjegjësi/Kelmendi reagon ndaj deklaratës së Blerta Deliut, tregon si duhet të veprojë PDK

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:40
Blerta Deliu

Profesori Muhamet Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes Blerta Deliu.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se PDK duhet të distancohet nga deklarata e saj, përcjell Bota sot.

Kelmendi deklaratën e deputetes e ka quajtur papërgjegjësi politike dhe akt i dënueshëm.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

PDK duhet të distancohet!

Z.Deliu nga PDK akuzoi në Kuvendin e Kosovës pjesëtarin e grupit të qytetarëve nga Kosova që u gjindën në Kumanovë, në vitin 2015, e ku u sulmuan nga forcat militare e ushtarako - policore maqedone, në "terroriste".

Natyrisht se u gjendën keq!

Pse shkuan në Kumanovë?

Por, sulmi i armatosur mbi ta, është një akt i rëndë.

Sulmit iu përgjigjen këta qytetarë të Kosovës me mbrojtje...!

Ranë shumë veta.

Shumë u kapën.

Kjo ngjarje, nëpërmjet një akuze ndaj një pjesëmarrësi, nga z. Deliu u cilësua në terroriste.

Kjo është papërgjegjësi politike dhe akt i dënueshëm.

PDK kërkohet të distancohet nga deklarata e z.Deliu në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat